60 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.
Sipas një njoftimi në Facebook, është bërë e ditur se prej 60 pacientëve, 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga ta, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe një pacientë është në Respirator (CPAP).
Spitali i Pejës ka bërë të ditur se 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.