Kosovë

KEK-ut i kthehet në rivlerësim për herë të dytë tenderi 100 mijë eurosh

KEK-ut i kthehet në rivlerësim për herë të dytë tenderi 100 mijë eurosh
 

Prishtinë, 13 janar - Për herë të dytë i është kthyer në rivlerësim Korporatës Energjetike të Kosovës tenderi për pajisje për menzë, vlera e të cilit ishte paraparë 100 mijë euro.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vlerësuar se KEK-u nuk i ka respektuar në tërësi rekomandimet dhe as parimet bazë të prokurimit që lidhen me diskriminim apo favorizim të operatorëve ekonomikë të caktuar nga vendimi që kishte dalë në tetor të vitit të kaluar. Gjykata e tenderëve ka konstatuar shkelje edhe në vendimin e 12 janarit të këtij viti.