Kosovë

Komuna e Kamenicës shpall gjendjen emergjente

Komuna e Kamenicës shpall gjendjen emergjente
 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shpallur sot gjendje emergjente pas situatës së krijuar nga vërshimet.

Përmes këtij vendimi obligohet Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që të koordinojë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për evidentimin e dëmeve dhe sanimin e tyre, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera relevante në Komunë.