Kosovë

Ndërrimi i pushtetit në Podujevë pritet t’i hapë rrugë miratimit të një dokumenti komunal

Ndërrimi i pushtetit në Podujevë pritet t’i hapë rrugë miratimit të një dokumenti komunal
 

Ndërrimi i roleve të LDK-së dhe LVV-së në pushtetin komunal të Podujevës pritet t’i hapë rrugë miratimit të Propozim-rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane.

Ky dokument komunal i kishte kaluar të gjitha procedurat në vitin 2018, por asnjëherë nuk ka shkuar për miratim në Kuvendin Komunal. Ish-komunarët e Podujevës akuzoheshin nga VV e PDK se qëllimisht dhe jashtëligjshëm po e bllokojnë miratimin e kësaj rregulloreje për të mbajtur në këshillat e fshatrave njerëzit e LDK-së.