Arbëri

130 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se 130 pacientë janë duke u trajtuar me koronavirus. Sipas njoftimit nga Spitali, 4 pacientë janë në respirator, 89 në oksigjenoterapi dhe 21 të tjerë në gjendje të rëndë.

Spitali tutje ka njoftuar se 5 pacientë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të enjten se në Pejë janë regjistruar 17 raste të reja pozitive me COVID-19.