Kosovë

Bulliqi prezanton drejtorët komunalë

Bulliqi prezanton drejtorët komunalë
 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar drejtorët komunalë. Në një konferencë për media ai është zotuar se bashkë me ekipin e tij do të punojnë me ndërgjegje dhe do të punojnë për të gjithë pa dallim.

"Do të punojmë pa ndalur e kokëulur, do të instalojmë meritokracinë, do të qeverisim me dije, do të bashkëpunojmë me opozitën për të mirën e qytetarëve", ka thënë Bulliqi.