Kosovë
134 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Spitali i Pejës ka njoftuar të premten se në këtë qendër mjekësore po trajtohen 134 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit, 88 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse katër të tjerë në respiratorë.