Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar se në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në Kaçanik dhe Zubin Potok është pezulluar puna pasi disa zyrtarë të këtyre qendrave kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vendimi për pezullim të ofrimit të shërbimeve është marrë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMPB-ja ka thënë se deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të këtyre qendrave, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente, mund të bëhen nëpër qendrat e komunave më të afërta për qytetarët.
Përjashtim bëjnë rastet e tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në në Kaçanik dhe Zubin Potok.