Arbëri

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 127 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 127 pacientë me COVID-19. Prej tyre katër janë në respiratorë, e 100 me oksigjenoterapi, e prej tyre 25 në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 32 me koronavirus. Prej tyre janë nëntë mjekë, 12 infermierë e 11 punëtorë të administratës dhe shërbimit teknik.