Arbëri

Haziri i kënaqur me dinamikën e punimeve te Çarshia e Gilanit

Gjilan, 27 nëntor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Naser Korça, ka parë nga afër punimet tek Çarshia e Gilanit, pjesa që çon deri tek rruga qarkore.

Ai është ndarë i kënaqur me dinamikën e punimeve, derisa ka paralajmëruar se nga java a ardhshme nis vendosja e pllakave të para aty.

Me të përfunduar ky projekt, Haziri ka bërë të ditur se do të fillohet me programin e kolektorëve të ujërave të zeza me mbështetje të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili përfundon me impiantin në fshatin Uglar.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, bëri të ditur se vlera e këtij projekti është afro 1 milion euro, derisa ka shtuar se deri në fund të vitit do të përfundojë pjesa e Çarshisë nga furra “Aroma” e deri te lagja e Balecit.

Projekti i Çarshisë së Gilanit përfundon te Rruga Qarkore.