Arbëri

Mitrovica ndan nga 50 euro për qytetarët e infektuar me COVID-19

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar vendimin për mbështetje financiare prej 50 euro për qytetarët e infektuar me COVID-19.

Ndër të tjerash, Kuvendi në mbledhjen e 39-të ka miratuar edhe një sërë pikash.

Propozim-vendim për anulimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës OJQ-së “Shoqata Doën Sindrome Kosova”, pa procedura konkurrimi; Propozim-vendimit për plotësim, ndryshim të vendimit të Kuvendit të Komunës për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Mitrovicës të Jugut 2020-2028 (me kërkesë të MPL); Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të ish objektit së Shkollës “Ismail Qemali” fondacionit “Bonevet”; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e çmimit “Kadri Kadriu”; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e çmimit “Lah Nimani”; Propozim-vendim për rialokimin e mjeteve të mbetura nga fondi rezervë; Propozim-vendim për formimin e Komisionit të ankesave për ndarjen e bursave; Kërkesë nga Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës për ndarje të shujtës për punonjësit e Komunës; Plani i veprimit për implementim të rekomandimeve nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitet 2018 dhe 2019; Propozim-vendim për formimin e komisionit për hartimin e draft- rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve; Propozim-vendim për miratimin e rregullores për bashkëpunimin e komunës me fshatrat, lagjet dhe vendbanimet urbane të Mitrovicës”, njoftohet nga Kuvendi Komunal.