Kosovë

Konsiderohet e qëllimshme zvarritja e funksionalizimit të objektit të komunës në Kllokot

Konsiderohet e  qëllimshme zvarritja e funksionalizimit të objektit të komunës në Kllokot
 

Stafi komunal në Kllokot ende nuk është vendosur në objektin e ri të komunës. Zyrtarët komunal deklarojnë se objekti nuk është funksional për shkak se nuk është rregulluar energjia elektrike. Ata deklarojnë se kanë bërë kërkesë në KEDS të angazhohet në rregullimin e energjisë për objektin e ri të komunës, mirëpo kërkesa e tyre nuk është shqyrtuar ende.

Nënkryetari i komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq, deklaron se objekti i ri do të funksionalizohet me rregullimin e energjisë nga KEDS-i.