Kosovë

Punimet në rrugën me katër korsi Gjilan-Prishtinë po zhvillohen me ritme të kënaqshme

Punimet në rrugën me katër korsi Gjilan-Prishtinë po zhvillohen me ritme të kënaqshme
 

Gjilan, 25 nëntor – Punimet në ndërtimin e rrugës katër korsish Gjilan-Prishtinë, po bëhen me intensitet të lartë, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e vizitës së këtij projekti kapital.

“Përkundër problemeve teknike në terren, e rëndësishme është që po vazhdon puna me intensitet të lartë. Ky është njëri nga projektet më madhore dhe më kapitale që Komuna e Gjilanit e ka. Përpos infrastrukturës, këtu zgjidhet edhe problemi i kanalizimit, ujërave atmosferik, ndriçimi publik dhe zona e gjelbër”, ka thënë Haziri.