Arbëri

Shkolla “Abdullah Tahiri” në Malishevë pranon donacion dhjetë llaptopë dhe mjete shkollore e sportive

Gjilan, 25 nëntor - Shkolla fillore “Abdullah Tahiri” në Malishevë të Gjilanit, ka pranuar donacionin prej dhjetë laptopësh dhe mjete shkollore e sportive.

I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Arbër Ismajli, drejtorët komunalë, Nazim Gagica e Deniza Limani, sikurse edhe Rashit Sahiti, drejtor i shkollës dhe Latif Maliqi, kryetar i Këshillit të fshatit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar donatorët, Qemajl Aliu dhe Mehmetali Hysenin, për këtë mbështetje që është tejet e rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit mësimorë dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Ai e falënderoi edhe Shoqatën “Malisheva” me seli në Zvicër, për kontributin e madh e në vazhdimësi në të mirë të komunitetit.

Më pas, Haziri me bashkëpunëtorët kanë mbjellë drunj dekorativë në parkun që u emërua “Parku i Mërgimtarit”.