Kosovë

Finalizohet faza e parë e punimeve e shëtitores në “Parkun e Pishave” në Shtime

Finalizohet faza e parë e punimeve e shëtitores në “Parkun e Pishave” në Shtime
 

Komuna e Shtimes në bashkëfinancim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë arritur në përfundim të fazës së parë të punimeve në projektin shëtitores te “Parku i pishave”.

Në këtë fazë këto institucione kanë investuar rreth 70 mijë euro, ndërkohë në fillim të vitit të ardhshëm do të vazhdojnë edhe disa faza të tjera të punimeve.