Kosovë

24 punonjës me COVID-19, vështirësohet funksionimi i sistemit shëndetësor në Lipjan

 

Ka shkuar mbi 300 numri i rasteve aktive me koronavirus në komunën e Lipjanit. Në mesin e tyre së fundi janë prekur me virusin korona edhe 24 punonjës shëndetësorë, gjë që ka vështirësuar funksionimin e sistemit shëndetësor në këtë komunë.

Shtabi Emergjent në bashkëpunim me drejtorinë komunale të Shëndetësisë, thonë se janë mobilizuar për ta plotësuar dhe riorganizuar numrin e punonjësve duke i mbyllur disa punkte shëndetësore nëpër fshatra që kanë më pak frekuentim të pacientëve, raporton KOHA.