Kosovë

Rritet numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin e Prizrenit, në krizë edhe bizneset

Pandemia COVID-19 po cenon shëndetin e qytetarëve të Prizrenit, me numrin që po shkon duke u rritur javëve të fundit.

Por kjo situatë po prek edhe mirëqenien e tyre ekonomike, duke qenë se masat kufizuese kanë vështirësuar veprimtarinë për bizneset e qytetit historik.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në javët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus ka kapërcyer pikun që ishte shënuar në mes të gushtit të këtij viti.