Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 94 pacientë për COVID-19. Nga Spitali i Gjakovës është njoftuar se nga ta të konfirmuar pozitivë janë 61 pacientë, ndërsa 12 po i presin rezultatet e 21 pacientë janë të konfirmuar si negativë.
Nga pacientët që po trajtohen, 54 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa shtatë tjerë janë në gjendje më të rënduar. Gjashtë janë me maskë CPAP dhe një pacient është i intubuar.
“Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, është bërë thirrje nga Spitali i Gjakovës.