Arbëri

Spitali i Pejës: 14 pacientë me COVID-19 në gjende të rëndë

I tërë Blloku Internistik i Spitalit të Pejës, duke përfshirë repartet e Infektives, Internos, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe dy katet e Spitalit të Mushkërive, është shndërruar në klinikë për vetëm trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Kjo për shkak se sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, gjendja me COVID-19 është vështirësuar.

“Repartet e lartëcekura janë transferuar në Bllokun e Kirurgjisë ku janë liruar ambiente brenda Reparteve të Kirurgjisë në mënyrë që shërbimet shëndetësore të mos mungojnë për asnjë moment”, thuhet në njoftimin në Facebook.

120 pacientë me koronavirus po trajtohen aty. Tre janë në respiratorë, 103 në oksigjenoterapi, 14 nga të cilët janë në gjendje të rëndë.