Kosovë

Vendosen 160 shtylla të reja për ndriçim publik në Lipjan

Vendosen 160 shtylla të reja për ndriçim publik në Lipjan

Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit ka nisur realizimin e një projekti të ri në vlerë prej 77 mijë eurosh për riparimin e ndriçimit publik dhe vendosjen e 160 shtyllave të reja.

Përmes një komunikate, zyra për informim ka njoftuar se komuna tashmë ka nisur rehabilitimin e ndriçimit në pjesët kryesore të qytetit, madje me projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Në kuadër të këtij projekti do të vendosen rreth 160 shtylla dhe trupa ndriçues në këto rrugë të qytetit: “Lidhja e Prizrenit”, “Komandant Kumanova”, “Avdi Kelmendi”, “Hamëz Jashari”, “Gjergj Fishta”, “Fehmi Agani”, “Shën Flori”, “Shën Lauri”, “Tahir Sinani”, “Haxhi Kleçka”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Shefki Salihu”. Ndriçimi publik është duke u shtrirë çdo ditë e më tepër dhe po ofron kushte më të mira për qytetarët, sidomos në aspektin e sigurisë.