Arbëri

15 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 121 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të së enjtes nga ky spital, 97 pacientë janë në oksigjeno-terapi, e tre të tjerë në respiratorë.

“15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, e 4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, raportohet se 7 mjekë, 6 infermierë dhe 6 punëtorë të shërbimit teknik janë me COVID-19.