Kosovë

KFOR-i italian përkrahin qendrat e mjekësisë familjare në Kaçanik e Han të Elezit

KFOR-i italian përkrahin qendrat e mjekësisë familjare në Kaçanik e Han të Elezit

Prishtinë, 18 nëntor - Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe në Hanin e Elezit pranuan nga kontingjenti ushtarak italian i KFOR-it pajisje mjekësore, përfshirë elektrokardiografë digjitalë, defibrilatorë dhe makina të oksigjenit.

Nisma u financua nga Ministria Italiane e Mbrojtjes me synim të rritjes së aftësive të dy qendrave mjekësore të cilat ofrojnë kujdes shëndetësor për 45,000 persona që jetojnë në ato dy komuna. Javën e kaluar ushtarët italianë të KFOR-it rehabilituan gjeneratorin e oksigjenit mjekësor në spitalin e Prizrenit.