Në Spitalin e Pejës po trajtohen 127 pacientë me COVID-19, 17 më shumë se një ditë më parë.
Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor, 102 pacientë janë në oksigjeno-terapi, e 16 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
“Tre pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.