Kosovë

Opozita fton Prokurorinë ta hetojë Zyrën e prokurimit në Podujevë

 

Zyrtarët opozitarë të Podujevës kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë Zyrën e prokurimit në këtë komunë.

Duke iu referuar gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ata kanë thënë se për shkak të disa shkeljeve që janë bërë, dikush duhet të shkojë në burg.