Kosovë

Reduktohet stafi adiministrativ në Shtime, si masë parandaluese ndaj COVID-19

Reduktohet stafi adiministrativ në Shtime, si masë parandaluese ndaj COVID-19

Është mbajtur mbledhje e Shtabit Emergjent Komunal të Shtimes së bashku me drejtorët komunalë. Mbledhjen e kryesoi kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

Duke u bazuar në informatën për rritje të numrit të të infektuarve në nivel të vendit, por edhe në nivel komunal me qëllim të ruajtjes se shëndetit të qytetarëve e sidomos te moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, por edhe stafit komunal, Shtabi Emergjent Komunal ka marrë vendim për të reduktuar numrin e punëtorëve të administratës komunale për dy javë, deri në një vendim tjetër të radhës, ndërsa të gjitha shërbimet komunal do të kryhen nëpërmjet, telefonit, internetit apo shërbimet online për qytetarë.