Arbëri

Mustafa pret fitore të LDK-së në Podujevë

Derisa pesë ditë do të zgjasë fushata e zgjedhjeve në Podujevë, kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pret që partia e tij të fitojë.

Kandidat i kësaj partie është Nexhmi Rudari.

Gjatë ditës, Mustafa është takuar me Rudarin dhe thotë se ka përkushtim te qytetarët për punë.

“Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Në Podujevë po vazhdon një punë me përkushtim për qytetarët e kësaj komune. Rrjedhimisht, LDK pret një fitore të bindshme dhe të merituar të kandidatit të saj”, shkroi Mustafa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet lokale në Podujevë, fushata të zgjasë vetëm pesë ditë, nga 23 deri më 27 tetor.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të mbahen më 29 nëntor. Në të njëjtën ditë do të votohet edhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Por ndryshe për Podujevën, për këtë komunë më herët është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë dy javë, 12-27 tetor.

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3364412020291678