Arbëri

Spitali i Pejës: 17 pacientë me oksigjeno-terapi, 7 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 23 pacientë me COVID-19.

Në Facebook spitali ka njoftuar se nga këta pacientë, “17 janë në oksigjeno-terapi dhe prej tyre, 7 në gjendje të rëndë”.

Ndërsa gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës kanë marrë trajtim emergjent 602 pacientë.

Njoftohet edhe për 12 lindje dhe 16 operacione gjatë dy ditëve të fundit.