Kosovë

126 fermerëve të Obiliqit u kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

126 fermerëve të Obiliqit u kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Në kuadër të drejtorisë së Bujqësisë të komunës së Obiliqit, sot, kanë filluar pagesat e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, ku pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermerë përfitues dhe vlera totale e kompenzimit të dëmeve është 170.570.00 euro të ndara nga buxheti komunal, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Njëkohësisht, DBZHR-ja ka filluar edhe me subvencionimin e bujqve me farë gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermerë përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00 euro.