Kosovë

Palestra sportive në Gjilan drejt koncesionit

Palestra sportive në Gjilan drejt koncesionit

3 milionë e 257 mijë euro është kostoja e projektit për rehabilitimin dhe zhvillimin e palestrës sportive “Bashkim Selishta-Petriti”.

Komuna e Gjilanit e ka futur këtë projekt në planin e prokurimit për vitin 2020. Komuna nuk do të financojë këtë projekt milionësh ngase është planifikuar që projekti të zhvillohet nëpërmjet partneritetit publiko privat.