Kosovë

Opozita akuzon qeverisjen e LDK-së në Lipjan për gjendjen e rëndë në objekte shkollore

Opozita akuzon qeverisjen e LDK-së në Lipjan për gjendjen e rëndë në objekte shkollore

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një komunikate ka kritikuar qeverisjen lokale për gjendjen e rëndë nëpër objekte shkollore dhe për punësime në këtë sektor mbi baza familjare e politike.

PDK-ja ka njoftuar se ekipet e tyre kanë vizituar disa objekte shkollore për të parë gjendjen teknike të tyre dhe kushtet në të cilat po mësojnë nxënësit dhe fëmijët.