Kosovë

16 vjet nga tragjedia ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva

16 vjet nga tragjedia ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva

Malishevë, 14 tetor - Si sot, 16 vjet më parë, humbën jetën 15 maturantë të gjimnazit “Abdyl Frashëri” (tani “Hamdi Berisha”) nga Malisheva, në një aksident tragjik që ndodhi në Fushë-Arrëz të Pukës në Shqipëri, gjatë kthimit nga ekskursioni i organizuar nga ky gjimnazi. Kjo ngjarje është tragjedia më e madhe e ndodhur në Kosovën e pasluftës dhe në të njëjtën kohë është ngjarja më rëndë e ndodhur në shkollat e vendit tonë.

Me dhimbje të thellë, edhe 16 vite pas, sot u përkujtuan 15 maturantët e gjimnazit. Aktivitetet ishin të kufizuara për shkak të situatës me pandemi, por thellë në zemrat dhe shpirtin e malishevasve, kjo ngjarje kujtohet si ngjarja më rëndë dhe më dhimbshme, që nga paslufta.