Kosovë

Përurohet shtatorja e Ahmet Krasniqit në Vushtrri, thirrje për zbardhjen e vrasjes së kolonelit

Përurohet shtatorja e Ahmet Krasniqit në Vushtrri, thirrje për zbardhjen e vrasjes së kolonelit
Foto: KSP

Nga sot një prej shesheve të qytetit të Vushtrrisë do të mbajë emrin e kolonel Ahmet Krasniqit. Aty pranë, në të bronztë është ngritur edhe shtatorja e tij e cila u zbulua sot me nderime shtetërore. Në këtë aktivitet morën pjesë figura të larta shtetërore.

Në fjalimin e saj, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Tirana zyrtare ia ka borxh Kosovës zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit.