Kosovë

Demolohet instalacioni “I love Kosova” në Skenderaj, reagon Bekim Jashari

Demolohet instalacioni “I love Kosova” në Skenderaj, reagon Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar për demolimin e instilacionit “I love Kosova”, që ishte vendosur në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e qytetit, as ata që përmes veprimeve të tyre, duke ndotur mjedisin e duke shkatërruar pronën publike e parqet po dëshmojnë që fatkeqësisht nuk e duan vendin.