Kosovë

Projekti “S'Duhani”, fushatë vetëdijësuese për dëmet e duhanpirjes te të rinjtë

Projekti “S'Duhani”, fushatë vetëdijësuese për dëmet e duhanpirjes te të rinjtë

Studentët në komunën e Gjilanit kanë prezantuar projektin “S'DUhani” i cili projekt është një fushatë vetëdijësuese për të rinjtë për dëmet të cilat i shkakton duhanpirja.

Studentët do të takohen me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Në këtë fushatë do të marrin pjesë edhe psikolog, jurist dhe pedagog. Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës. Dhe rikonfiormim për mbështetjen e projektit e ka dhënë Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi e cila ka qëndruar sot në Gjilan ku edhe është takuar me studentët. Për projektin ka folur Elitë Bardhi nga Organizata Rinia Studentore “Kadri Zeka”.