Studentët në komunën e Gjilanit kanë prezantuar projektin “S'DUhani” i cili projekt është një fushatë vetëdijësuese për të rinjtë për dëmet të cilat i shkakton duhanpirja.
Studentët do të takohen me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Në këtë fushatë do të marrin pjesë edhe psikolog, jurist dhe pedagog. Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës. Dhe rikonfiormim për mbështetjen e projektit e ka dhënë Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi e cila ka qëndruar sot në Gjilan ku edhe është takuar me studentët. Për projektin ka folur Elitë Bardhi nga Organizata Rinia Studentore “Kadri Zeka”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është shprehur se zhvillimi i fushatës do t’u ndihmojë atyre që të kenë një pasqyrë më të qartë sa i përket aspektit të duhanpirjes tek të rinjtë. Sipas saj fushata ka edhe karakterin e hulumtimit. Bardhi ka deklaruar se institucionet nuk janë duke i kushtuar vëmendje duhanpirjes tek moshat e reja.
“Ky projekt përfshin moshën 15 vjet deri në moshën 21 vjeçare dhe do të punojmë më shumë me nxënësit e shkollave fillore nga klasa 8 dhe 9 dhe me nxënësit e shkollave të mesme. Do të përfshijnë aktivitete të cilat më pas do të bashkëngjiten edhe me një hulumtim që na tregon gjendjen reale në komunën e Gjilanit ku ne së bashku me pedagogun, psikologun dhe juristin do të trajtojmë këtë çështje prekopuese në shoqërinë tonë” ka thënë ajo
Ndërkaq Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka deklaruar se ata po mbështesin të rinjtë në projektet e ndryshme. Ajo ka deklaruar se janë duke punuar edhe në projektligjin për të rinjtë.
“Sot është prezantimi i projektit përfitues që është dorëzuar në Ministri një projekt për të rinjtë për moshat e reja. Këto janë projekte të cilat janë domethënëse Minsitria objektiv e ka rininë dhe jemi duke punuar në projektligjin për të rinjtë ku jemi në përfundim e sipër. Jemi duke prekur tek mosha e cila ka qenë e caktuar tash do të rrisim moshën prej moshës 15 vjeçare deri në moshën 29 vjeçare. Gjithashtu jemi në komponenten e vullnetarizmit duke e forcuar që puna jote vullnetare të njihet si përvojë e punës në konkurrimet e juaja” ka thënë ajo.
Ndërkaq kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka përgëzuar studentet për iniciativën e tyre për implementimin e një projekti i cili është i rëndësishëm.