Kosovë

Drenasi, komuna e parë në Kosovë për performancë, përfiton 803,977.35 euro

Drenasi, komuna e parë në Kosovë për performancë, përfiton 803,977.35 euro

Komuna e Drenasit përmes një reagimi njofton se në bazë të matjes së performancës së komunave në Republikën e Kosovës, Drenasi mbetet komuna më transparente e llogaridhënëse në shërbimin ndaj qytetarëve, duke u radhitur kështu në vendin e parë.

Pas publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku kanë qenë 19 fusha të matjes më 119 tregues e që Drenasi në këtë matje në mesin e 38 komunave në bazë të performancës zë vendin e parë dhe si rezultat i kësaj ka fituar grantin me vlerë prej 803,977.35 eurosh, pra ndryshe nga interpretimet e disa keqdashësve, theksohet në njoftimin e Komunës së Drenasit.