Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 22 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 22 pacientë me COVID-19

Tetë pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 17 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.