Kosovë

Gratë veterane të luftës marrin mirënjohje në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit

Gratë veterane të luftës marrin mirënjohje në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit

Në kuadër të shënimit të Ditës së Dëshmorëve në Prizren, dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Komuna, kanë ndarë mirënjohje për gratë veterane të luftës së UÇK-së. Mirënjohjet për 24 veterane, prej të cilave 3 post-mortum, janë shpërndarë gjatë ceremonisë së mbajtur në oborrin e kompleksit muzeor të Lidhjes së Prizrenit, me ç’rast folësit kanë vlerësuar kontributin e ish-ushtareve të UÇK-së në çlirimin dhe ndërtimin e vendit.

Veteranja, Ramize Sinanaj duke folur në emër të bashkëluftëtareve ka kërkuar mbështetje më të madhe për gratë në mënyrë që bashkërisht të krijohet suksesi i tyre.