Arbëri

Së shpejti funksionalizohet Spitali i Podujevës

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka autorizuar Afrim Tahirin, kirurg i përgjithshëm, përgjegjës për funksionalizim të Spitalit të Podujevës.

Ai ka për detyrë të bëjë planifikimin e kuadrit profesional, teknik-administrativ dhe pajisjeve medicinale. Po ashtu, koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, shkruan Krasniqi në Facebook.

Vendimi për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, ishte marrë në vitin 2016 nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, por nuk ishte funksionalizuar deri tani.