Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil përmes një komunikate për media bën të ditur se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile/verifikuese në komunën e Mitrovicës.
“Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula apostile”, thuhet në njoftim, transmeton KOHA.
Tutje thuhet se qytetarët e komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim.