Kosovë

Nëntë familje skamnore rrezikojnë të mbesin pa strehë

 

Shtatë familje të komunitetit egjiptian dhe dy familje shqiptare, me mbi 40 anëtarë të strehuar në objektin e ish-burgut të Gurrakocit, mund të përfundojnë në rrugë për shkak se Komuna e Istogut në fund të muajit të kaluar ka sjellë vendim që t’i nxjerrë ata jashtë këtij objekti. Nëntë familjeve, prej të cilave pesë janë nga Komuna e Istogut, tri nga Komuna e Klinës dhe njëra nga Skenderaj, Komuna u ka dhënë afat deri me 8 shtator që ta braktisin objektin.

Gazmend Vrankaj ka treguar se me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij jeton aty prej afro 10 vjet. Ai është i brengosur, meqë nuk ka zgjidhje tjetër banimi.