Kosovë

Podujeva synon të rregullojë këshillat e fshatrave dhe lagjeve, opozita e kritikon për vonesë të qëllimshme

 

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të partisë opozitare Vetëvendosje në Podujevë po e kritikojnë ekzekutivin e kësaj komune për mosmiratimin e një rregulloreje, që ka të bëjë me organizimin e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të qytetit.

Ata po e akuzojnë LDK-në se qëllimisht për dy vjet po e vonon miratimin e këtij dokumenti për t’i mbajtur në pozitat e kryetarëve njerëzit e tyre partiakë, raporton KOHA.