Arbëri

Përmbaruesi ekzekuton mbi 148 mijë euro për paga jubilare në Komunën e Lipjanit

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin dhe pasqyrat financiare të Komunës së Lipjanit për vitin 2019, ku janë pasqyruar një varg shkeljesh dhe gjetje të kësaj komune.

Ndërkohë, Thesari përmes vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore ka ekzekutuar pagesa në emër të Komunës në vlerë prej 148 mijë e 720 eurosh për paga jubilare dhe përcjellëse pas pensionimit, po ashtu edhe për obligimet e bartura nga vitet 2011-2014 për paga të mësimdhënëseve, shkruan KOHA Ditore.

Prej tyre 45 mijë e 974 euro janë paguar nga investimet kapitale, pastaj 97 mijë e 982 euro nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Po ashtu, pjesa tjetër prej katër mijë e 764 eurosh janë paguar nga subvencionet e transferet.

Sipas auditorit, shpenzimet e tilla përveçqë janë bërë nga kategoritë joadekuate të shpenzimeve, kanë shkaktuar edhe ngarkesë të buxhetit të Komunës për shpenzimet shtesë për procedurat përmbarimore në vlerë 33 mijë e 85 euro.

Albulena Kelmendi, këshilltare në Kuvendin Komunal të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se për çdo vit po shfaqen mangësi të shumta rreth menaxhimit të parasë publike nga ekzekutivi i Komunës... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)