Kosovë

Zemaj: Projekte për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Fushë-Kosovë

Zemaj: Projekte për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Fushë-Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar sot me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha, në të cilën ka diskutuar rreth situatës me COVID-19. Këtë e konfirmoi vet Zemaj përmes një statusi në Facebook.

“Me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berishën dhe stafin e tij biseduam për shqetësimet e shkaktuara nga Covid19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po e kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen”, shkroi Zemaj.