Kosovë

Në Gjilan, klasat 1-9 pritet të vijojnë mësimin në objekte shkollore

Në Gjilan, klasat 1-9 pritet të vijojnë mësimin në objekte shkollore
 

Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i ka kryer të gjitha përgatitjet për kthimin e nxënësve në objektet shkollore, në shtator. Dhe, në këtë komunë po synohet që nxënësit nga klasa një deri në të nëntën të vijojnë mësimin në objekte shkollore, kurse më të rriturit një javë bë shkollë e një javë online.

Konfirmimi ka ardhur të martën gjatë takimit të të parit të Komunës, Lutfi Haziri, me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit.