Kosovë

Dumoshi e gatshme të mbështesë kërkesat e komunitetit boshnjak në Prizren e Dragash

Dumoshi e gatshme të mbështesë kërkesat e komunitetit boshnjak në Prizren e Dragash

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të komunitetit boshnjak të kryesuar nga deputeti Rasim Demiri, përfaqësues i koalicionit “Vakat”.

Qëllimi i takimit ishte mbështetja e MKRS-së për komunitetin boshnjak në Prizren e Dragash dhe për kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky komunitet në fushat që mbulon ministria, në anën tjetër.