Arbëri

Një person vdes në Bajgorë, dyshohet se e zuri traktori

Një person ka vdekur sot në Bajgorë të Mitrovicës, pasi dyshohet se e ka zënë traktori me të cilin po punonte, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia është në vendin e ngjarjes. Dyshimet janë se traktori u rrotullua dhe e ka zënë aksidentalisht”, ka thënë Zahiti për KOHËN.