Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, për shkak të situatës së krijuar pas rasteve të fundit me Covid-19, ka vendosur të marrë masa shtesë në luftimin e pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të zbatojnë masat e marra nga Komuna e Lipjanit siç janë: sheshi “Adem Jashari” do të mbyllet përkohësisht nga ora 18:00 deri në ora 5:00, mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve, ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.
“Ftojmë qytetarëve në veçanti bizneset dhe gastronominë t’u përmbahen në tërësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit”, ka shkruar Ahmeti.