Arbëri

Komuna e Deçanit po bëhet me Qendër Rinore

Të rinjtë e komunës së Deçanit shumë shpejtë do t’u ofrohet mundësia që të zhvillojnë aktivitetet në objektin e ri të Qendrës Rinore, punimet për të cilin pritet të fillojnë brenda pak ditëve.

Objekti i cili do të ndërtohet do të posedoj amfiteatrin, kolonin e artistëve dhe një numër të madh të objekteve tjera përcjellëse për të gjitha moshat.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Deçanit tregohet se kryetari i kësaj Komune, Bashkim Ramosaj ka nënshkruar kontratën në vlerë 452.456,90 euro për ndërtimin e kësaj qendre.

pari i komunës së Deçanit është shprehur se ndjehet i lumtur që tashmë një ëndërr e rinisë së Deçanit po bëhet realitet, ngase sipas tij një objekt i tillë tash e disa kohë i ka munguar kësaj komune.