Arbëri

Filloi rregullimi i tri rrugëve në Astrazup të Malishevës

Sot në Astrazup të Malishevës ka filluar rregullimi i tri rrugëve në tri lagje të ndryshme të këtij fshati.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u shpreh i kënaqur me fillimin e punimeve në këto rrugë, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët e këtyre lagjeve.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se rregullimi i rrugëve në Astrazup është pjesë e planifikimeve për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, dhe bëhet fjalë për tri rrugë me një gjatësie prej rreth 1200 metra dhe të njëjtat financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.